Një i ri është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ka ushtruar dhunë dhe ka abuzuar seksualisht me të dashurën e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. Gj., 28 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, si dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj”, njofton policia.

Gjatë kontrollit në banesën e 28-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.