Një 51-vjeçar nga fshati Drobonik në Berat i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur pranë banesës së tij.

Ylmi Qorraj është vetëvarur në një pemë prapa banesës së tij, ku është gjetur pa shenja jete nga fqinjët, që më pas kanë njoftuar policinë.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 51-vjeçari ishte në kushte të rënduara depresioni, të shkaktuar menjëherë pas divorcit nga bashkëshortja disa vite më parë.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan 51-vjeçarin drejt aktit tragjik, ndërsa raporton se, në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune.