Gjykata britanike ka dënuar me burg tre shqiptarët dhe mikun e tyre të cilët tentuar të kontrabandonin 139 kilogram kokainë në Mbretërinë e Bashkuar, duke e fshehur atë në një kontenier babanesh.

Sipas mediave britanike, koka e këtij grupi, Mirgert Shahu, është dënuar me 18 vjet burg.

Gjithashtu, për kalimin e kokainës me vlerë 11 milionë paund, kishte ndihmuar dhe një anglez, Robert Ball.

Dy bashkëpunëtorët e tyre, Florjan Ibra u dënua me 13.5 vite burg dhe Arman Kaviani me 12 vite e nëntë muaj.

Autoritetet kishin konstatuar drogën në port, dhe e kishin hequr, por kamionin e kishin lënë të kalonte, për të parë se kush e posedonte lëndën narkotike.