Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kërkon kohë për të kryer hetime të thelluara për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja.

SPAK i kërkon GJKKO që të shtyhen hetimet për këtë ngjarje, ku mbeti i plagosur vetë prokurori, Landi Muharremi, ndërsa ndërroi jetë në spital shoferi i Ndojës, Andi Maloku. Sipas kërkesës drejtuar GJKKO, SPAK kërkon 3 muaj kohë për hetime të thelluara, kërkesë e cila është pranuar nga Gjykata.

Më 1 nëntor 2019, automjeti ku po udhëtonin Arjan Ndoja, shoferi i tij Andi Maloku dhe Aleksandër Laho (alias Landi Muharremi) u qëllua me breshëri kallashnikovi te mbikalimi i Shkozetit. Ndoja dhe Laho arritën t’i shpëtonin vdekjes, ndërsa shoferi Maloku ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda në datën 7 nëntor.

Policia gjeti të braktisur në Shkafanë një automjet të braktisur, i cili u përkiste atentatorëve. I arrestuari i vetëm për ngjarjen është Redjan Rraja, syzet e të cilit u gjetën në makinën e atentatorëve.