Drejtori i Policisë Kufitare të Gjirokastrës, Arben Joco është nisur me urgjencë për trajtim në Turqi pasi rezultoi i prekur nga Covid-19.
Joco mësohet se kurohej për Covid prej ditësh, por gjendja e tij është përkeqësuar. Ai ka humbur ndjenjat dhe për pasojë është nisur një ditë më parë për kujdes shëndetësor më të specializuar drejt Spitalit Infektiv të Tiranës, nga ku ka kaluar në terapi intensive.
Gjendja e rënduar shëndetësore ka detyruar autoritetet e Policisë së Shtetit ta nisin kreun e Drejtorisë Kufitare të Gjirokastrës në klinikën e Ozonografisë në Stamboll.





