Ambasada Amerikane ka bërë një njoftim të rëndësishëm në lidhje me procedurat për aplikimin për lotarinë amerikane 2020.
Përmes një postimi në faqen zyrtare të “Facebook”-ut, ambasada këshillon që në aplikim të përfshini edhe emrin e bashkëshortit si dhe të fëmijëve nën moshën 21-vjeçare. Kjo gjë vlen dhe në rastin kur familjarët nuk do të udhëtojnë me ata që shpallen fitues.
“Nëse po aplikoni për Lotarinë Amerikane 2022, ju duhet të përfshini bashkëshortin/en dhe të gjithë fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç, edhe nëse ata nuk do të udhëtojnë me ju. Shihni udhëzimet e plota këtu: http://ow.ly/Afku50BFrr2”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Regjistrimet për programin e Lotarisë Amerikane 2020 do të jenë të hapura nga data 7 tetor 2020 deri më 10 nëntor.





