Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në Loutraki të Greqisë, ku një grua me origjinë nga Ukraina u gjet e vdekur me bashkëshortin e saj grek.

Ata janë gjetur pa jetë në shtëpinë e tyre në këtë zonë. Në lidhje me ngjarjen që tronditi komunitetin lokal, dyshohet se vrasësi është një shqiptar, shkruajnë mediat helene.

Policia ka hyrë në shtëpinë e çiftit pasditen e djeshme, pasi një grua ka thënë se ka parë aty gjak. Sipas policisë, në trupat e çiftit kishte shenja dhune, ndërsa një detaj i frikshëm është se ata janë gjetur totalisht të zhveshur.

Gruaja ukrainase 45 vjeçe ishte martuar me një biznesmen nga Mikonos dhe kishte një vajzë 20 vjeçe. Dyshohet se së fundmi, ajo ka pasur lidhje me shqiptarin, që dyshohet se ka kryer edhe krimin e dyfishtë.