Reshjet e dendura kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve si në autostradën Tiranë-Durrës dhe Rogozhinë-Plepa, por pa bllokuar trafikun
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se grupet e punës në bashkëpunim me Policinë Rrugore janë në terren për përmirësimin e situatës dhe vijimin e qarkullimit rrugor.
Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të prezencës së ujit në rrugë, të ecin me kujdes dhe të evitojnë daljet pasi pritet që reshjet të vazhdojnë.