Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë do mblidhen sot në seancë plenare pas një javë të mbizotëruar nga tensione mes opozitës dhe mazhorancës përsa i përket ngritjes së Komisioneve Hetimore që kërkon opozita.

Mazhoranca ka refuzuar ngritjen e këtyre Komisioneve hetimore, duke bërë që opozita të bllokojë punimet në Kuvend.

Deputetët e opozitës nuk kanë lejuar zhvillimin e asnjë mbledhjeje të Komisioneve në Kryesinë e Kuvendit, duke detyruar deputetët e mazhorancës që t’i zhvillojnë online mbledhjet e Komisioneve.

Por sot, pas mbledhjeve online socialistët dhe opozitarët do takohen në sallën e parlamentit ku pritet të ketë sërish tensione.