Deputetët e opozitës kanë bllokuar sërish seancën, e cila ende nuk ka nisur. Ata kanë kthyer karriget përmbys duke mos lejuar zhvillimin e seancës në normalitet.

Sali Berisha në një lidhje live në Facebook ka nisur fjalimin drejtuar qytetarëve, teksa i është drejtuar edhe deputetëve të PS duke i thënë se mbështesin kreun e një organizate kriminale.

“Nëse nuk dëgjoni, zhurmë mos bëni. Mbështesni kreun e një organizate kriminale.

Ekziston vetëm Rama që ju shpërnda llokma, që vidhni tenderë, ndaj mos bëni zhurmë dëgjoni. Kambanat bien për ju.

Kjo është situata në Parlament, me të drejta kushtetuese të mohuara për opozitën”, tha Berisha.