Policia Rrugore forcon kontrollet në fundjavë, duke marrë masa ndaj drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit.

Gjatë një monitorimi në aksin Tiranë-Durrës, blutë kanë evidentuar raste të mjeteve që ecnin mbi shpejtësinë e lejuar, duke variuar nga 137-177 km/h.

Ndërkohë, që prej orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme e përgjatë natës, u hoqën 11 leje drejtimi.