Opozita vijon me tensionet edhe brenda radhëve të saj. Sot pas bllokimit të mbledhjes së Komisionit për Çështjet Europiane ka pasur përplasje verbale mes deputetit Dashnor Sula dhe Kreshnik Çollaku, situatë e cila ka agravuar në atë pikë saqë u desh ndërhyrja e punonjësve të Gardës.

Pasi Çollaku e ofendoi, Sula e qëlloi me dosje duke e kërcënuar. Për këto të fundit, Çollaku paralajmëroi kallëzim penal.

Pjesë nga debati mes deputetëve:

Dashnor Sula: E ke dh*!

Kreshnik Çollaku: Pusho o Dash! O dash, pusho se ta them dhe gjënë tjetër, dhe më keq. Mos hyj në këto, bëj punën tënde…Të foli njeri?

Dashnor Sula: O udhëheqësi i madh! O udhëheqësi i madh…

Kreshnik ÇollakuMos më fol si trim or burrë se e di unë ça je, O Dash mos or burrë me mu.

(Deputeti Dashnor Sula e qëllon me dosje, ndërhyn punonjësi i Gardës)

Dashnor Sula: Ta pres fytin po ik…

Kreshnik Çollaku: Ik tashi, unë bëj kallëzim penal.

Dashnor Sula: Ça ke, hë?

Kreshnik ÇollakuO langaraç, po ik o dreq se le kokrrën e nomit! (Garda e largon deputetin)

Dashnor Sula: Servil, legen!

Kreshnik Çollaku-deputetëve të opozitës: A e pe ça bëri?

Dashnor Sula: Ti shajte, ça të bona ty mor çun?!

Kreshnik Çollaku: O legen!

Dashnor Sula: Vazhdo, vazhdo…

Kreshnik Çollaku-Gardës: Qëlloi deputetin!

Dashnor Sula: Ku të qëllova mor, ku të qëllova? O mashtrues!

Kreshnik Çollaku: Ik mor palaço!

Dashnor Sula: Ti je mashtrues.

Kreshnik Çollaku: Shko hap mesazhet e Edi Ramës ti, palaço!

Dashnor Sula: Ee belaa…

Kreshnik Çollaku: Palaço, bën si demokrat, si opozitar..

Dashnor Sula: O mashtrues, o mashtrues!

Kreshnik Çollaku: E në darkë çon mesazhe, hapi letrat të shohim ku i ke tenderat?

(Dashnor Sula qesh)