Paraditen e sotme, policia e Durrësit njoftoi se në orët e para të mëngjesit ishte qëlluar me armë zjarri drejt derës së jashtme të një objekti, në pronësi të shtetasit L.Z. Nga të shtënat ka pasur vetëm dëme materiale.
Objekti ndaj të cili është qëlluar është kompleksi luksoz në pronësi të biznesmenit Eugert Lazaj, i cili u vetëvra në një kompleks vilash në Farkë, pak javë më parë. Ngjarja ka ndodhur në orën 04.15 të mëngjesit të sotëm.
Në ambientet e Policisë Durrës janë shoqëruar disa shtetas të dyshuar për këtë ngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen autorit/ve.
Ndërkohë vetëvrasja e 37-vjeçarit Eugert Lazaj në vilën luksoze të tij në muajin gusht, ngjalli shumë dyshime. Babai i 2 fëmijëve, sipas familjarëve të tij nisi të bëhej paranojak gjatë pandemisë Covid-19, ndërsa arsyet që e shtynë milionerin t’i jepte fund jetës janë ende mister.
Njoftimi i policisë për ngjarjen e sotme:
Më datë 10.10.2020, rreth orës 04:05, në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të derës së jashtme të një objekti, në pronësi të shtetasit L.Z, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në ambientet e Policisë Durrës janë shoqëruar disa shtetas të dyshuar për këtë ngjarje.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen autorit/ve.





