18 vite pas vdekjes, kirurgu Oro-Maxillo–Faciale Kujtim Likaj është nderuar me titullin e lartë “Mirënjohja e qytetit” të Durrësit.

Bashkia e qytetit bregdetar e ka nderuar Likajn me motivacionin “Për kontribut të veçantë mbi 20-vjeçar në themelimin dhe zhvillimin e kirurgjisë Oro-Maxillo–Faciale në spitalin dhe qytetin e Durrësit, qytetarit të talentuar dhe të palodhur, bashkëshortit dhe prindit të shkëlqyer në familje dhe shoqëri”.

Kirurgu i nderuar kujtohet me mjaft respekt nga shumë qytetarë të Durrësit dhe Shijakut për profesionalizimin e treguar në ushtrimin e detyrës dhe përkujdesjen ndaj pacientit.

Por kush ishte Dr. kirurg OMF Kujtim Imer Likaj?

Biografi

Themelues i shërbimit Oro-Maxillo-Faciale në Spitalin Rajonal Durrës,Dr.Kujtim Likaj lindi  më 22 Korrik 1948,në Vlorë.Është rritur në Tiranë,Pogradec ,Koplik dhe përfundimisht në vitin 1960 në qytetin e Durrësit,pasi u transferuan familjarisht nga emërimi ushtarak i të atit,ku ka jetuar deri në fund të jetës së tij.Arsimin 7 vjeçar ka e filluar në vitin 1954  në Koplik  të Shkodrës dhe e përfundon në shkollën “ 10 Korriku “ Durrës,në vitin 1961.Po në qytetin e Durrësit kryen edhe arsimimin e mesëm të përgjithshëm në gjimnazin “ Nako Spiru “ në vitet 1961 – 1965 .

Ndjek studimet universitare në Tiranë në vitet 1965 – 1970 dhe mbaron studimet e larta në fakultetin e Mjekësisë,të Universitetit Shtetëror të Tiranës – Dega Stomatologji. Aktivizohet me  aktivitetet shkencore ne shkolle , garat atletike gjatë periudhës së fakultetit në ekipin sportiv “STUDENTI “  ku dhe aty dallohet për treguesa të lartë cilësor ne sportive në garat e shkurtër të vrapit 100 metër.

Në të tërë jetën e tij përmendte vazhdimisht afeksionin e veçantë që ka patur për kirurgjinë, muzikën dhe sportin e atletikës.   

Fillon aktivitetin si mjek stomatolog duke u emëruar në qytetin e Lushnjës. Në këtë qytet janë hedhur hapat e para të punës së tij të palodhshme dhe të dalluar, duke punuar në sektorin e kirurgjisë ambulatore. Që në këto vite ka bërë kirurgji orale si:kiste odontogjene dhe jo odontogjene, rezeksione apikale, dhëmbë inkluzë në pozicione të ndryshme,procese inflamatore etj.Në muajin nëntor të vitit 1974, transferohet në rrethin e Durrësit, qyteti i Shijakut me një karakteristikë pune të shkëlqyer nga qyteti i Lushnjës. Nga viti 1974 – 1975 ka punuar në qytetin e Shijakut,duke u ngritur gjithmonë e më shumë profesionalisht.

Në vitin 1975 u transferua  nga qyteti i Shijakut dhe u emërua në qytetin e Durrësit, ku u caktua të punojë në Spitalin Rajonal të Durrësit.

Merr pjesë në programin e  specializimit  të Kirurgjisë Oro-Maxillo-Faciale, nga dt 01.09.1978 deri më dt 28.02.1980 në Tiranë, duke fituar të drejtën e specialistit Kirurg OMF. Jep provimin përfundimtar  dhe vlerësohet “Student i Shkëlqyer”.

Pas përfundimit me sukses të specializimit themelon shërbimin e Kirurgjisë Oro-Maxillo-Faciale në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku realizon me sukses të plotë të gjitha llojet e operacioneve të të gjitha fushave të Kirurgjisë OMF si:tumore  beninje dhe  malinje të regionit OMF bashkë me diseksionet radikale në të pesë nivelet e qafës,patologjitë e gjëndrave të pështymës, rezeksionet radikale të sinusit,patologjitë traumatike, patologji malformative përfshirë kirurgjinë ortognatike,ankilozat e artikulacionit temporo-mandibulat etj, por afeksioni i tij më i madh ishin defektet e lindura të buzës dhe qiellzës.

Të gjitha këto operacione i ka kryer në Spitalin Rajonal të Durrësit me sukses të plotë, duke shënuar kështu hedhjen e bazave të Kirurgjisë Oro- Maxillo –Faciale në tërë qarkun e Durrësit .

Të gjitha këto operacione janë të dokumentuara me foto dhe me shkrim dore origjinale nga vetë Dr.Kujtim Likaj.

Ka qenë autor dhe referues aktiv i shumë seksioneve shkencore të organizuara në Durrës dhe Tiranë.

Për herë të parë në Shqipëri, u pajis në vitin 1994 me liçensën e dy punësimit; si kirurg OMF në spital dhe shërbimin stomatologjik privat në klinikën e tij private. Ne vitin 1996 u shkëput nga spitali dhe iu kushtua aktivitetit të tij privat si stomatolog dhe kirurg OMF në klinikën e tij private të pajisur me sallë operacioni, si dhe njëkohësisht thirrej nga spitali rajonal Durres me kohë të pjesshme.

Vdiq më 08.06.2002 në spitalin Valle De Skote të Sienës – Itali dhe u varros me nderim në qytetin e tij të Durrësit më 13.06.2002.