Më shumë se 1 300 forca policie zhvilluan një operacion të madh gjatë orëve të fundit duke arrestuar 25 persona, ndërsa 19 të tjerë u shpallën në kërkim. Mes të arrestuarve është edhe Mërgim Lazri.
Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e një arkitekti Italian. Mësohet se Lazri është një prej të akuzuarve për vrasjen e arkitektit italian Roberto Morttura në qershor të vitit 2021.
Ngjarja e cila rezultoi tragjike për familjen italiane që jetonte në Piossasco, të Torinos, është regjistruar më 9 qershor kur Emirjon Marjini, 29-vjeç, Mergim Lazri, 24-vjeç dhe Flaogert Syla, 26-vjeç, hynë në shtëpinë e arkitektit për të vjedhur.
Ai ishte në shtëpi me gruan dhe djalit e tij 12-vjeçar, kur zbuluan se dikush kishte hyrë në shtëpinë e tyre.
Në përpjekje për të parandaluar grabitjen dhe për të mbrojtur familjen e tij, njeri prej shqiptarëve i drejtoi armën dhe e qëlloi në bark duke i marrë jetën.





