Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Durrës.
Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në katin e parë të një pallati në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar.
Edhe pse në momentin e ngjarjes ka patur familjarë në apartament, fatmirësisht nuk ka shkaktuar pasoja të rënda.
Paraprakisht bëhet me dije se ka pësuar djegie të lehta në duar e zonja e shtëpisë, ndërsa nga shpërthimi nuk është shkaktuar zjarr.





