Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit, nga 960 testime të kryera për të dyshuar me koronavirus, janë konfirmuar 165 qytetarë pozitivë.

Ministria njofton se janë shëruar 102 persona nga virusi i rëndë ndërsa fatkeqësisht tre të tjerë kanë humbur jetën.

NJOFTIMI I PLOTË

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri:

Janë kryer 960 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 165 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 102 qytetarë, duke e çuar në 9406 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 81 raste në Tiranë, 21 raste në Fier, 11 raste në Pogradec, 7 raste në Lushnje, 6 raste në Shkodër, Lezhë, 5 raste në Krujë, Berat, 4 raste në Vlorë, 3 raste në Korçë, Elbasan, Kavajë, 2 raste në Rrogozhinë, Tropojë, Malësi e Madhe, 1 rast në Mirëditë, Mallakastër, Ura Vajgurore, Roskovec.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 232 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 63 vjeçar nga Burreli, një 66 vjeçar nga Tirana, një 83 vjeçar nga Shkodra.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të zbatojnë masat për parandalimin e përhapjes së COVID19. Në ambientet e hapura dhe të mbyllura duhet të vendoset detyrimisht maska ose barriera mbrojtëse. Është një ndër masat më efikase që e kufizon përhapjen e infeksionet, sikundër është shumë e rëndësishme të respektohen rregullat e distancimit social dhe të higjienës, për të kufizuar përhapjen e COVID19.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COCOVID-19 – Statistika (10 Tetor 2020)

  • Raste të reja ditore 165
  • Të shëruar ne 24 orë 102
  • Humbje jete në 24 orë 3
  • Testime ditore 960
  • Testime totale 97703
  • Raste pozitive 15231
  • Raste të shëruara 9406
  • Raste Aktive 5409
  • Humbje jete 416

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë 2823
  • Durrës 563
  • Shkodër 401
  • Korçë 280
  • Lezhë 269
  • Elbasan 215
  • Fier 244
  • Vlorë 194
  • Kukës 147
  • Berat 139
  • Dibër 75
  • Gjirokastër 59