Pas dy operacioneve kombëtare, ministri i Brendshëm, Taulant Balla thekson në rrjete sociale se garantimi i rendit lidhet me luftën kundër armëmbajtjes pa leje.
Balla: Garantimi i rendit dhe i sigurisë lidhet ngushtësisht me luftën kundër armëmbajtjes pa leje si një burim potencial i krimeve të rënda kundër personit. Dy operacionet kombëtare “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit” vijojnë të ndjekin këmba këmbës shpërndarësit e lëndëve narkotike, poseduesit e armëve pa leje, si dhe ndalimin e shtetasve në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.
⭕️ Në Kavajë janë vënë në pranga 4 shtetas dhe është sekuestruar lëndë narkotike kanabis, gati për shpërndarje.
⭕️ Në Tiranë janë sekuestruar dy armë zjarri e municion luftarak, si dhe është vënë në pranga poseduesi i tyre.
Presim më shumë rezultate çdo ditë.