Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka sqaruar vendimin për shtyrjen e mbledhjes së Komisionit të Integrimit.
Në një dalje për mediat, Tabaku tha se do të ishte e pafalshme nëse do të kishte skena të papërshtatshme në prezencë të ambasoadorit Luigi Soreca, prandaj dhe kërkoi mirëkuptimin e tij.
“Do të ishte e pafalshme nëse do të kishim ato skena të papërshtatshme, në Komisionin e Integrimit, dhe e kisha të pamundur sesi do të shkonte mbledhja. Nuk doja që skenat e së premtes të përsëriteshin edhe në sy të ambasadorit. I kërkova ambasadorit që të më mirëkuptonte. Integrimi duhet të na bashkojë dhe jo të na ndajë”, tha Tabaku.
Të hënën në orën 12:00 ishte planifikuar mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, ku pritej që i ngarkuari me Punë i Delegacionit të BE-së Luigi Soreca të prezantonte Progres-Raportin e BE për vitin 2023, por mbledhja u anulua.