Dy vëllezër kanë përfunduar pas hekurave pasi kanë dhunuar njëri-tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur në Fushë-Arrëz.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fushë Arrëz arrestuan shtetasit A. D., 30 vjeç dhe E.D., 32 vjeç, vëllezër, të dy banues në Fushë Arrëz, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit.”, thuhet në njoftimin e policisë.