Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të mbizotërohet në pjesën më të madhe të territorit nga kthjellimet dhe vranësirat e pakta.

Por sipas MeteoAlb, në shtrirjen lindore parashikohet që vranësirat të jenë më të shpeshta por pa rrezikuar reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.