Një i ri 29-vjeçar, banor i lagjes nr.1 në Durrës ka humbur kontaktet me familjarët që prej mëngjesit të ditës së enjte. Mësohet se i riu Virxhin Pepellashi Duro ka dalë nga shtëpia mëngjesin e së enjtes, rreth orës 07.50, dhe që prej kësaj kohe të afërmit e tij nuk kanë mundur të kontaktojnë më me të.

Mësohet se i riu ka probleme me kujtesën, ndërkohë që familjarët e tij apelojnë për ndihmën e qytetarëve durrsakë. Ata kanë bërë denoncim edhe në policinë e Durrësit për humbjen e të afërmit të tyre.

Kushdo që mund ta ketë parë 29-vjeçarin apo ka informacion se ku ndodhet aim und të telefonojë në numrin 069 56 29 259.