Një djalë 10-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike, pas një sulmi të pamëshirshëm nga një majmun. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur pranë një tempulli në Indi.

Daily Mail shkruan se majmuni sulmoi të miturin, deri në pikën ku i i nxorri zorrët nga barku. Sipas deklarimeve të policisë, i mituri i identifikur me emrin Dipak Thakor, u sulmua nga një grup majmunësh, teksa po luante me miqtë e tij pranë një tempulli në Salki të Indisë.

10-vjeçari dhe miqtë e tij u sulmuan nga grupi i majmunëve. Por për fat të keq një nga kafshët, vazhdoi të sulmonte brutalisht të miturin me thonj, duke i nxjerrë zorrët nga barku.

Fëmija ndërroi jetë me të mëbrritur në spital. Autoritetet në Indi thanë se ky ishte sulmi i tretë në një javë nga grupi i majmunëve “famëkeq” në Indi.

“Ka një grup të madh majmunësh në fshat. Dy prej tyre janë kapur. Po bëhen përpjekje për të kapur grupin tjetër”, tha një oficer lokal.

Majmunët e racës “Langurs” në Indi zakonisht nuk janë agresivë. Megjithatë shkencëtarët kanë vërejtur se grupet e e përbëra vetëm nga kafshë meshkuj kanë tenmdencën të bëhen agresivë.