Një shpërthim me tritol është regjistruar gjatë natës në një lokal në Kamëz. Mësohet se lënda plasësë është vendosur se pjesën e jashtme të lokalit, të marrë me qira nga një 24-vjeçar.
Nga shpërthimi nuk ka të lënduar por është është dëmtuar fasada e jashtme e lokalit dhe janë thyer disa xhama.
Njoftimi i policisë:
Kamëz/Informacion paraprak
Më datë 18.11.2023, rreth orës 04:25, në rrugën “Donald Trump”, në ambientet e jashtme të një lokali të marrë me qira nga shtetasi O. M., 24 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.
Si pasojë është dëmtuar fasada e jashtme e lokalit dhe janë thyer disa xhama. Nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.





