Koronavirusi po kthehet në problem serioz tek Interi. Teksa u konfirmuan me COVID-19 futbollistët Raxha Naingolan dhe Roberto Galiardini, Alesandro Bastoni dhe Milan Skriniar, një tjetër lojtar i zikaltërve ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Portieri i dytë i Interit Andrei Radu është infektuar me COVID-19. Lajmi u konfirmua në faqen zyrtare të Interit.Futbollisti rumun do të kryejë analizat e dyta për COVID-19 ditën e nesërme.