Boksieri shqiptar, Ermal Hadribeaj ka arritur të fitojë titullin Ndërkombëtar WBC në peshën super të lehtë. Ai kishte përballë boksierin Carlos Molinas, ndaj të cilit fitoi “KO” në raundin e nëntë të ndeshjes
I pranishëm në komentimin e përballjes ishte Mike Tyson, i cili në momentin e fitimit të titullit nga boksieri shqiptar bëri një përshëndetje speciale me simbolin e shqiponjës me duar.
Edhe kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga sfida e boksierit shqiptar, ku risolli në vëmendje përshëndetjen e Mike Tyson.