Gjykata e Lezhës ka kaluar me gjykim me themel të dosjes Penale ndaj 31-vjeçarit Kristjan Cenaj, i akuzuar për vrasjen dhe zhdukjen e 16-vjeçarit Maringlen Gjonaj në Kurbin. Cenaj dyshohet se e vrau shokun e tij për t’i marrë një orë Rolex dhe një varëse floriri.
Gjykata e Lezhës pas disa seancave paraprake ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen penale ndaj të riut nga Mamurrasi, raporton “OraNews”.
Krimi u zbardh rreth 4 muaj më parë, pas gjetjes së eshtrave të 16-vjeçarit në zonën e Fushë Kuqes.
Ekspertiza mjeko ligjore tregoi se Maringlen Gjonaj kishte humbur jetën si pasojë e goditjeve me sende të forta në kokë, dhe më pas u gropos në vendin ku u gjetën eshtrat!
Ora ROLEX dhe varësja e Floririt që ai mbante ditën kur u zhduk, nuk u gjetën!
Policisë dhe Prokurorisë së Lezhës iu deshën 7 vite hetime për provuar dyshimin e nënës së adoleshentit, pasi Kristjan Cenaj , ishte personi i fundit me të cilin ishte takuar i biri.
Autori i dyshuar ishte mbajtur nën vëzhgim që prej muajit gusht të vitit 2022 dhe u prangos në aeroportin e Rinasit ku po kthehej nga Italia ku jetonte prej vitesh, dhe u arrestua pas dasmës së të vëllait!
Prokuroria e provoi praninë e tij në vendin e krimit me anë të qelizave telefonike! Vetë i akuzuari Kristjan Cenaj në vazhdimësi ka mohuar të jetë ai vrasësi i Maringlen Gjonaj!





