Ekuipazhet e ambulancës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze kanë larguar sot 31 foshnja të lindura para kohe nga spitali Al Shifa, pasi ka pasur koordinim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, por edhe me Zyrën e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, siç njofton Gjysmëhëna e Kuqe në faqen e saj në Facebook.
Foshnjat u dërguan në Gazën jugore “në përgatitje për transferimin e tyre në spitalin e Emirateve të Bashkuara Arabe në Rafah”, sipas Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze.
Ndihmë të mëtejshme për Gazën
Franca do të dërgojë më shumë ndihmë mjekësore dhe një anije të dytë spitalore në Gaza, njoftoi sot zyra e presidentit Emmanuel Macron. Ajo do të vazhdojë gjithashtu dërgimin e një avioni që transporton më shumë se 10 tonë ndihmë mjekësore në fillim të javës, ndërsa do të kontribuojë gjithashtu në fluturimet e ndihmës mjekësore të Bashkimit Evropian në 23 dhe 30 nëntor.