Një 48-vjeçar dhe dy djemtë e tij janë vënë nën hetim, pasi kanë kërcënuar një shofer fugoni.
48-vjeçari M.Xh i cili është administrator i një linje fugonash për transport të qytetarëve, në bashkëpunim me dy djemtë e tij C.Xh. 23 vjeç dhe K. Xh. 21 vjeç të tre nga Tirana, dyshohet se për motive konkurrence, kanë kërcënuar dhe tentuan të ndalonin shoferin e një furgoni të një linje tjetër, shtetasin K.L. Mbi ta rëndon vepra penale “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja”.
Gjithashtu, nisi procedimi penal për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, për shtetasin, K.L., 35 vjeç, banues në Peshkopi, shofer fugoni i një linje tjetër për transport qytetarësh, pasi në tentativë për të mos ndaluar fugonin shtetasve të lartëpërmendur, ka aksidentuar lehtë 48-vjeçarin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.