Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 36-vjeçarin, Amarildo Sallaj, pasi në kuadër të një hetimi të nisur që prej vitit 2021, ka rezultuar se shtetasi, shiste doza të lëndës narkotike në lokalin e tij dhe zona të ndryshme të qytetit të Elbasanit.

Gjithashtu, 36-vjecari akuzohet për të njëjtën vepër penale, në kuadër të megaoperacionit antidrogë të koduar “Rrjeti”, të zhvilluar në qershor 2023.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të një hetimi me metoda proaktive të nisur në vitin 2021, nga i cili ka rezultuar se shtetasi A. S. shiste doza të lëndëve narkotike, në lokalin e tij dhe në zona të ndryshme në qytetin e Elbasanit.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.