Gazetari Thanas Mustaqi ka publikuar mbrëmjen e sotme një kartolinë bardhezi, që daton në vitin e largët 1939.
Në foto shfaqet bulevardi “Lupo” (jo Rruga Tregtare) në Durrës, në vitin 1939.
Bulevardi “Epidamn” (kështu quhet në ditët tona), i ideruar nga italianët vazhdon të ruajë edhe sot e kësaj dite shumë nga karakteristikat dhe fasadat e 80 viteve më parë.





