5 vende të lira pune për mësues për arsimin parashkollor janë shpallur nga bashkia Durrës. Edukatoret kërkohen për kopshtet “7 Marsi”, “Hasan Koҫi”, kopshti pranë shkollës 9-vjeҫare “Naim Babameto”, kopshti pranë shkollës 9-vjeҫare “Artan Zeka” dhe kopshti pranë shkollës 9-vjeҫare “Shefqet Ndroqi”.

Kandidatet duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme, që janë publikuar në web-in e bashkisë Durrës:

a) të jetë shtetas shqiptar;

b) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

c) të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur; ç) të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

d) të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje. dh) ndaj saj të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna.

e) të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit,(mësues parashkollor) përvojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës.

Të jetë pjesemarrës në portalin “Mësues për Shqipërinë”

Afati për dërgimin e dokumentave është deri më datë 12.10.2020. Aplikimi bëhet duke dërguar dokumentat dhe kërkesën për punësim pranë Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun