Është ndarë nga jeta ish-deputeti i parlamentit të parë pluralist në Shqipëri, Halil Hysenaj. Ai ka ndërruar jetë në SHBA në moshën 73-vjeçare, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Halil Hysenaj u lind në fshatin Panarit të Këlcyrës, aty ku edhe kreu arsimin 7-vjeçar, ndërsa shkollën e mesme e vazhdoi në Tiranë në shkollën ekonomike për mercolog.

Në vitin 1991 zgjidhet si deputet i kuvendit të parë pluralist në zonën e Deshnicës, Këlcyrë, i propozuar nga Partia Socialiste.

Në vitin 1999 emigroi në SHBA, aty ku dha ‘frymën e fundit’, ndërsa la pas bashkëshorten dhe dy djemtë.