Dublini është tronditur nga një sulm me thikë në ambientet e jashtme të shkollës në qendër të qytetit, ku të plagosur mbetën pesë persona mes tyre tre fëmijë.
Policia njoftoi se tre fëmijët e vegjël, një burrë dhe një grua u dërguan në spitale pak pas orës 13:30 (me orën lokale). Tre prej tyre, po trajtohen me plagë të rënda.
Skena në qendër të qytetit të Dublinit pasi pesë persona u plagosën, përfshirë tre fëmijë të vegjël, pas një incidenti të rëndë të rendit publik që ndodhi në sheshin Parnell East pak pas orës 13:30. Data e fotos: e enjte 23 nëntor 2023.
Kryeministri i Irlandës Leo Varadkar deklaroi se i dyshuari i ngjarjes së rëndë është arrestuar. Deri më tani është raportuar se askush tjetër nuk po kërkohet, si bashkëpunëtor i autorit me identitet sekret.
Skena në sheshin “Parnell East” është e mbyllur që prej momentit të ngjarjes, ndërsa vendi mbetet në gatishmëri.
Skena në qendër të qytetit të Dublinit pasi pesë persona u plagosën, përfshirë tre fëmijë të vegjël, pas një incidenti të rëndë të rendit publik që ndodhi në sheshin Parnell East pak pas orës 13:30. Data e fotos: e enjte 23 nëntor 2023.
Sky News shkruan se dëshmitarët kanë thënë për policinë se autori ka sulmuar me thikë disa persona që po dilnin nga shkolla fillore. Kanë qenë personat e rastësishëm ata që kanë vënë nën kontroll autorin, për të parandaluar agravimin e gjendjes.