Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Nga 971 testime të kryera në 24 orët e fundit, kanë rezultuar pozitivë 169 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2, 9 raste nga të cilët në Durrës.

Mësohet se janë 100 qytetarë nga virusi i rëndë ndërsa fatkeqësisht 4 të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.

NJOFTIMI I MINISTRISË

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri:

Janë kryer 971 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 169 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Janë shëruar 100 qytetarë, duke e çuar në 9215 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 55 të prekur në Tiranë, 22 të prekur në Korçë, 14 raste në Elbasan, 9 raste në Shkodër dhe Durrës, 8 raste në Fier, 7 raste në Lushnje, 6 raste në Lezhë, Vlorë, Mirëditë, Tropojë, 2 raste në Kavajë, Berat, Mallakastër, Klos, 1 rast në Krujë, Kurbin, Kukës, Has, Mat, Gjirokastër, Divjakë, Malësi e Madhe, Përenjas, Peqin, Gramsh, Kuçovë, Skrapar.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 228 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 62 vjeçar, një 66 vjeçare nga Lezha, një 67 vjeçare dhe një 80 vjeçar nga Tirana.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit dhe vendosjes së maskës. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (8 Tetor 2020)

  • Raste të reja ditore 169
  • Të shëruar ne 24 orë 100
  • Humbje jete në 24 orë 4
  • Testime ditore 971
  • Testime totale 95811
  • Raste pozitive 14899
  • Raste të shëruara 9215
  • Raste Aktive 5273
  • Humbje jete 411

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë 2717
  • Durrës 570
  • Shkodër 398
  • Lezhë 264
  • Korçë 268
  • Elbasan 221
  • Fier 237
  • Vlorë 191
  • Kukës 146
  • Berat 128
  • Dibër 78
  • Gjirokastër 55