Trafik tejet i rënduar haset tek aksi kryesor nga Muzeu i Dëshmorëve deri te pallati i sportit e më tej te stacioni i trenit, për shkak të punimeve që po kryhen për rehabilitimin e sheshit “Pranvera” në Durrës.
Ky kryqëzim është një nga pikat me më tepër fluks mjetesh në qytet, ku zbarkojnë edhe një pjesë e linjave të transportit publik. Por bllokimi i një pjese të sheshit ka krijuar mjaft vështirësi te drejtuesit e mjeteve, mbi të gjitha në oraret e pikut.
Sheshi “Pranvera” në qendër të Durrësit i është nënshtruar rehabilitimit. Ky projekt zhvillimi përfshin akset rrugore “Dëshmorët” dhe “Engatia Loti II”, për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në zonat turistike të rajonit qendror dhe lehtësimin e trafikut në zonat urbane të tij.
Ai është financuar nga qeveria shqiptare, ndërsa zhvillues i projektit është Fondi Shqiptar i Zhvillimit me kontraktor B.O.E: V.Hysa shpk, ARIFAJ shpk, DENIS 05 shpk me vlerë 189.910,073 lekë me TVSH.





