Një banesë ka marrë flakë ditën e sotme në Ersekë.

Mësohet se zjarri ka rënë në banesën e dy të moshuarve.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka mbetur asnjë person i lënduar, ndërkohë që nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.