Një karikues celulari dyshohet të jetë shkaku i zjarrit që përfshiu një shtëpi, një ditë më parë në Kosovë.
Sipas dëshmisë së pronarit të banesës, që ndodhet në Rrugën e Pejës në Fushë Kosovë, karikuesit mund të ketë shkaktuar shkëndijën elektrike. Zjarri më pas u përhap në banesë, duke shkaktuar dëme materiale. Por, fatmirësisht pronari ka mundur të dalë jashtë.
Ndërkohë, pritet hetimi për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.