Një modele ruse dhe e bija e saj janë gjetur tragjikisht të ekzekutuara dhe të mbështjella me çarçafë pranë një resorti të njohur turistik në Bodrum të Turqisë.

Zbulimi i trupave të tyre të lidhur me litarë e të mbështjellë me çarçafë ka sjellë nisjen e kërkimit ndërkombëtar për 45-vjeçarin e dyshuar Andrey Kuslevich, ish-bashkëshort i modeles.

Një video tregonte policinë vendase duke marrë trupat e 42-vjeçares Irina Dvizova, dhe bijës së saj Dayana në vilën e tyre në Bodrum, e gjithashtu gjurmet e lëna nga këpucët e një burri.

Trupat e nënës modele dhe të bijës adoleshente kishin plagë me armë zjarri. Policia ka nisur kërkimin e Kuslevich, ish-bashkëshorti i Irina Dvizovas që më parë ka qenë roje sigurie për një biznesmen ukrainas.

Një teori e përmendur është  se vrasjet kanë të bëjnë me betejën e kujdestarisë për djalin e çiftit.

Gruaja e ndjerë në qershor kishte kërkuar në gjykatën e Moskës që bashkëshorti i saj me pasaportë lituaneze, të mos kishte takime me djalin. Ky i fundit, i quajtur Makar nuk mund të kontaktohet nga autoritetet pas vrasjes së dyfishtë.

Policia turke ka kërkuar ndihmë nga Interpol për kapjen e Kuslevich teksa besohet se dhe i biri është me të.

Irina dhe e bija ishin raportuar të humbura nga të afërmit të  cilët kishin humbur kontaktin me to. Një miku i saj kishte shkuar në vilën e tyre dhe gjeti derën të hapur me forcë.

E ndjera Irina, nënë e tre fëmijëve, ishte modele por punonte edhe për një agjenci pronash të patundshme në Bodrum, sipas raportimeve vendase.

Kuslevich, i cili ishte bashkëshorti i dytë i Irina, ishte roje personale e një biznesmeni ukrainas, shkruajnë mediat turke. Ai ishte gjithashtu i kërkuar në Rusi sepse kishte thyer lirimin me kusht me kusht për një çështje vjedhjeje.

David, djali i madh 20-vjeçar i modeles, tha se nëna nuk e lejonte te takohej me Makar, dhe se ajo përndiqej nga njerku tashmë në kërkim, i cili e kishte dhunuar në të kaluarën.