Antonio Rydiger vendosi kundër një huazimi te Totenhemi në ditën e fundit të merkatos së verës, sepse kishte frikë nga reagimi i tifozëve të Çelsit pasi të rikthehej.

Mbrojtësi gjerman pati bisedime shumë pozitive me trajnerin Zhoze Murinjo, ndërsa Lampard i kishte dhënë miratimin për t’u larguar nga “Stamford Bridge”.

Por sipas “The Athletic”, një lëvizje në skuadrën rivale të Londrës mund të sillte pasoja të pariparueshme në marrëdhënien e tij me tifozët e Çelsit, një gjë që Rydiger do donte ta shmangte kategorikisht.

27-vjeçari vendosi që të qëndrojë te Çelsi dhe të luftojë për një vend në skuadër. Për shërbimet e tij u interesuan edhe Milani, Roma dhe Barça.