Një tjetër armëpushim mez Izraelit dhe Hamasit do të mundësonte lirimin e më shumë pengjeve dhe të burgosurve nga të dyja palët.

Një zyrtar i lartë i Hamasit u shpreh sot i gatshëm për bisedime, me qëllim ripërtëritjen e armëpushimit me Izraelin.

Khalil al-Hayeh tha për Al Jazeera se negociatat për lirimin e pjesëtarëve të ushtrisë së Izraelit, do të mbahen vetëm në kontekstin e një armëpushimi gjithëpërfshirës e jo të ndërprerjeve të luftimeve.

Kur bëhet fjalë për civilët, ne jemi të hapur për çfarëdo marrëveshje të re armëpushimi për lirimin e pengjeve civile, shtoi ai. Al-Hayeh nuk tregoi shifrat e pengjeve që ende po mbahen nga Izraeli, por zbuloi se mes tyre ka edhe të moshuar.

Kjo deklaratë vjen vetëm disa orë pasi armëpushimi i përkohshëm njëjavor me Izraelin përfundoi dhe dyja palët rinisën luftimet.