Siç duket opozita po ndjek të njëjtin skenar edhe në këtë seancë plenare.
Pak para nisjes zyrtarisht të punimeve të Kuvendit, deputetët e opozitës pasi janë përplasur me Gardën, kanë hyrë në sallën e Kuvendit, ku kanë vijuar që të mbledhin në mes të sallës karriget e kolegëve të tyre.
Kujtojmë se këtë gjë opozitarët e kanë bërë edhe në seancat e kaluara, në shenjë proteste për mospranimin e kërkesave të tyre për ngritjen e 3 komisioneve hetimore.