Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur shqiptar, Mirush Kabashi.

Lajmi i trishtë u konfirmua nga familjarët e tij për “DurrësLajm”, teksa bëjnë me dije se ai ndërroi jetë në orët e para të datës 5 dhjetor.

Mirush Kabashi, i vlerësuar me titujt “Artist i Merituar”, “Mjeshtër i Madh i Punës” dhe “Nderi i Kombit”, u shua në moshën 75-vjeçare. Ai lindi më 17 prill 1948 në Shkodër, ndërsa është rritur në Durrës.

Kabashi ka dhënë një kontribut të madh në kinematografinë shqiptare. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike. Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. E ndërsa një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”.