Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fushë-Krujë – Kurbin.

Rreth orës 06:30, në Borizanë, mjeti tip “Audi”, ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet rreth 26 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia e Durrësit informon se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.