Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me arrestimin e një shtetasi nga shërbimet e Komisariatit nr. 6 në kryeqytet. Ky shtetas dyshohet se përndiqte prej muajsh një vajzë.
Balla shkruan se duhet ndaluar dhuna me bazë gjinore. Sipas tij përndjekja e një vazje është dhunë.
Është detyrë e policisë, thotë Balla, të marri masa dhe të rrisi vigjilencën për të mbrojtur gratë dhe vajzat.
Nga ana tjetër autorët duhen përndjekur, ndërsa viktimat e dhunës nuk duhen stigmatizuar por i duhet dhënë mbështetje dhe të riintegrohen në shoqëri.
Postimi i Ballës:
STOP DHUNËS ME BAZË GJINORE
Ta ngacmosh një vajzë në rrugë është dhunë.
Ta përndjekësh është dhunë.
Ta ndalosh të shkojë në punë është dhunë.
Përgëzoj Policinë e Shtetit Komisariati i Policisë nr.6Tiranë, të cilët sapo kanë ndaluar një shtetas që dyshohet se ka përndjekur një vajzë për disa muaj. Viktimat e dhunës seksuale dhe me bazë gjinore duhet të mbrohen dhe trajtohen me dinjitet e respekt. Është detyra jonë, është detyra e Policisë së Shtetit të rrisim vigjilencën dhe ta adresojmë me vendosmëri dhunën në të gjitha format e saj dhe të marrim masat për të parandaluar dhunën ndaj vajzave, grave, për të mbrojtur viktimat dhe për t’i ndjekur penalisht autorët e krimit. Viktimat e dhunës nuk duhen stigmatizuar, por duhet t’ju ofrojmë mbrojtje, mbështetje dhe ri-integrim të plotë në punë dhe shoqëri.
Dhuna ndaj grave dhe vajzave ka shumë forma.
Prandaj nuk duhet më #asnjëjustifikimpërdhunënndajgrave