Deputeti i PD-së, Evin Salianji ka reaguar për mediat, pas mbarimit të seancës plenare.
Salianji tha se buxheti u miratua në mënyrë tinëzare.
“E ka djegur Kushtetutën e Shqipërisë dhe po veprojmë si një juntë. Forca fizike e krimit në zgjedhje bëjnë të mundur mbajtjen e kësaj ngrehine. E patë sot se si në mënyrë tinëzare dhe me vrap e votoi buxhetin, duke goditur shtresën e mesme dhe qytetarët e thjeshtë. Për herë të parë do të taksohen me 23 % profesionet e lira, ju gazetarët dhe stomatologët, etj.”, tha ai.