Gjykata e Posaçme (GJKKO) konfirmoi sot masën e sigurisë “pezullim detyre” për Prefektin e Kukësit Granit Gjana.
Ai është në hetim për abuzim me tenderat gjatë kohës kur ishte zv.kryetar Bashkie në Kukës dhe kishte detyrën e kryetarit pas shkarkimit të Safet Gjicit.
“U dorëhoqa si Prefekt për t’u përballur me drejtësinë si qytetar,” tha Gjana pas seancës.
Gjana akuzohet se ka kryer shkelje me tenderat e karburantit të bashkisë me vlerë 21 milionë lekë, duke mos lejuar një kompani të marrë pjesë në garë.