Kryeministri Edi Rama reagon sërish për debatin në rrjetet sociale lidhur me situatën në Banjat Termale të Bënjës në Përmet.

Kreu i qeverisë publikon pamje të mbrëmjes nga zona turistike, e cila duket e mbushur me turistë. Në videon e publikuar nga kryeministri, shfaqen turistë të shumtë që festojnë nën ritmet e muzikës popullore te Banjat Termale të Bënjës.

“LIVE nga Banjat “e shkretuara” Termale të Bënjës, Përmet, ku me shumë dizinformim e montazhe provokuese të shpërndara nëpër kanalet sociale 48 orë rresht nga flamingot me qeleshe të bulevardit dhe me fryrjen e pandalur të Algoritmit të urrejtjes, u tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje…Por kësaj radhe s’nuk, fitoi e vërteta”.

Më herët gjatë ditës, kryeministri Edi Rama publikoi të tjera pamje nga Banjat Termale të Bënjës në Përmet, duke i paraqitur ato si dëshmi të zhvillimit të zonës dhe duke kundërshtuar pretendimet për dëmtim të zonës turistike.