Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 158 raste të reja me Covid-19 nga 905 testime të kryera në vendin tonë.
Mësohet se janë shëruar 140 qytetarë nga virusi i rëndë ndërsa fatkeqësisht kanë humbur jetën 3 persona.
NJOFTIMI I MINISTRISË
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri
Janë kryer 905 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 158 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 98 të prekur në Tiranë, 8 raste në Fier dhe Elbasan, 6 raste në Durrës dhe Berat, 5 raste në Tropojë, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Ura Vajgurore dhe Kuçovë, 2 raste në Krujë, Kurbin, Kavajë, Sarandë, Shijak, Skrapar, 1 rast në Korçë, Lezhë, Rrogozhinë, Gjirokastër, Malësi e Madhe.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 214 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 51 vjeçar nga Tropoja, një 74 vjeçar nga Peqini dhe një 80 vjeçar nga Tepelena.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit fizik dhe vendosjen e maskës mbrojtëse. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19.
COVID-19 – Statistika (6 Tetor 2020)
- Raste të reja ditore 158
- Të shëruar ne 24 orë 140
- Humbje jete në 24 orë 3
- Testime ditore 905
- Testime totale 93,926
- Raste pozitive 14,568
- Raste të shëruara 8,965
- Raste Aktive 5,200
- Humbje jete 403
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
- Tiranë 2704
- Durrës 565
- Shkodër 397
- Lezhë 260
- Korçë 241
- Elbasan 233
- Fier 223
- Vlorë 184
- Kukës 136
- Berat 121
- Dibër 80
- Gjirokastër 56





