Arrestohen në flagrancë 2 shtetas në Durrës, pasi njëri prej tyre u kap i dehur, ndërsa tjetri shkaktoi aksident dhe kundërshtoi uniformat blu.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

Sh. D., 26 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Volvo” në gjendje të dehur, në masën 1.25 mg/l.

A. B., 60 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe përplasur me një tjetër mjet të parkuar, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë për të mos bërë testin e alkoolit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të Policisë” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.